Nga Mentor Kikia
Sot u shkruajt një nga kapituj më të errët të historisë tonë të këtij shekulli. Udhëheqësit e një lufte, të “çertifikuar” si një luftë çlirimtare dhe e drejtë, u dënuan si një bandë kriminelësh ordinerë. E vërteta nuk mundi t’ia dilte përballë lobimeve dhe interesave politike
Por, për një kujtesë të shpejtë:
“Gjykata e Hagës” nuk është një gjykatë e huaj. Ajo e ka emrin zyrtar “Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar” dhe është një gjykatë e Kosovës, e vendosur në Hagë. E ngritur posaçërisht “për shyrtimin e krimeve të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Gjykata u krijua zyrtarisht në vitin 2015, u votua nga 82 deputetë, të PDK dhe LDK, të cilët nuk i rezistuan presionit ndërkombëtrar, diplomatëve europianë e amerikanë. Vetëvendosja, AAK dhe Nisma ishin kundër, jo vetëm me votë.
Edhe Qeveria e Shqipërisë, që sillej më e paanshme se një qeveri Nordike, loboi fort që kjo gjykatë të krijohej.
Kjo gjykatë sot foli “Në emër të popullit të Kosovës”….
Dëshmitë që dënuan ish-drejtuesit e saj, shkonin deri tek “mbajtja e armëve dhe përdorimi i uniformave ushtarake pa lejen e autoriteteve serbe”.
Ajo gjykatë nuk duhej krijuar. Çdo luftë, edhe ajo çlirimtare, ka pjesën e saj të padukshme dhe jo fort paqësore. Ishte një luftë guerile…dhe nje lufte guerrile, është si ai thesi i miellt, që sa herë ta shkundësh nxjerr tym.
Pjesa tjetër e reagimit në Tiranë dhe Prishtinë ishte një patriotizëm tallava.
Marshime me flamuj e koncerte, makina me bori mbuluar me flamuj kuq e zi e flamuj të UÇK-së. Një patriotizëm folklorik, shpesh në kufijtë e banalitetit, vetëm për qëllime politike, në Prishtinë dhe në Tiranë.

