Last Updated on 25/09/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri.
Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan: “Ecim nga veriu në jug, duke çliruar hapësirat publike”, krahas një videoje që dokumenton operacionet.
Ky aksion kombëtar ka nisur që prej muajit korrik.
Me urdhër të kryeministrit, të gjitha bizneset dhe lokalet që kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike me rrethime metalike, struktura prej xhami, karrige apo tavolina do të prishen, në përpjekje për të garantuar përdorimin e këtyre hapësirave nga qytetarë.
