Last Updated on 14/05/2026 by EL
“Irani në Botëror do të përfaqësojë popullin, luftëtarët, udhëheqësin tonë Suprem dhe kombin.” Me këto fjalë dhe me një tubim, Teherani përshëndeti kombëtaren e futbollit, e cila po përgatitet të udhëtojë drejt SHBA-së për Botërorin FIFA2026. Grumbullimi është planifikuar në Tucson, ndërsa tre ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen mes Los Anxhelosit dhe Seattle-it.
Taj ishte i pranishëm, së bashku me skuadrën e veshur me tuta të kuqe dhe të zeza, mes turmës entuziaste në sheshin Enghelab, në qendër të Teheranit. “Kombëtarja jonë është kombëtarja e futbollit e kohës së luftës. Do të jetë një shtyllë e autoritetit dhe rezistencës, u shpreh Taj.
Gjatë ceremonisë, të pranishmit valëvitnin flamuj dhe brohorisnin kore e slogane, disa mbanin pankarta dhe imazhe të ish-udhëheqësit suprem Ali Khamenei, i vrarë gjatë sulmeve izraelito-amerikane kundër Iranit që nisën luftën në Lindjen e Mesme. “Për gjakun e martirëve, këndoni himnin kombëtar me vendosmëri dhe pa hezitim”, shkruhej në një pankartë./et
