Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci i ka dorëzuar presidentes Vjosa Osmani propozimin për caktimin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e qeverisë së re.
Pas konstituimit të Kuvendit, pritet të zhvillohet seanca për formimin e qeverisë së re.
Postimi i plotë:
E nderuar që, në cilësinë time si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i dorëzoj Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e z. Albin Kurti si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re.
Faleminderit qytetarëve për besimin!
Qeveria Kurti 3.
Kujtojmë se Kuvendi u konstituua pas zgjedhjes me shumicë votash të Albulena Haxhiut si kryeparlamentare dhe zgjedhjes së nënkryetarëve. Pesë nënkryetarët e Kuvendit janë Ardian Gola (LVV), Vlora Çitaku (PDK), Kujtim Shala (LDK), Sllvako Simiç (Lista Serbe) dhe Emilia Rexhepi (Grupi Multietnik)./mxh
