Emmanuel Macron ka reaguar ashpër ndaj kritikave amerikane për përpjekjet e Europës në rregullimin e inteligjencës artificiale (IA), duke theksuar se mbrojtja e fëmijëve nga “abuzimi digjital” do të jetë prioritet gjatë presidencës franceze të G7-s.
Duke folur në samitin “AI Impact” në Delhi, Macron kërkoi masa më të forta sigurie pas zemërimit global për përdorimin e chatbot-it Grok të Elon Musk, i cili u shfrytëzua për të gjeneruar mijëra imazhe të seksualizuara të fëmijëve. Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e përqendrimit të fuqisë së IA-së në duart e pak kompanive të mëdha.
Në të njëjtën linjë ishte edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, i cili deklaroi se “asnjë fëmijë nuk duhet të jetë subjekt prove për IA të parregulluar”.
“E ardhmja e IA-së nuk mund të vendoset nga disa vende apo nga tekat e disa miliarderëve. IA duhet t’i përkasë të gjithëve”, u shpreh Guterres./kb
