Parlamenti hungarez miratoi të hënën një amendament kushtetues që u lejon kryeministrave të shërbejnë për një maksimum prej tetë vjetësh, duke ndaluar në mënyrë efektive ish-kryeministrin Viktor Orban të rikthehet si kryeministër.
Kryeministri Peter Magyar e rrëzoi Orbanin në zgjedhjet e prillit pas 16 vitesh, duke fituar një shumicë prej dy të tretash në parlament që i lejon partisë së tij të anulojë ose ndryshojë legjislacionin e miratuar nga partia Fidesz e Orbanit, përfshirë kushtetutën.
Sipas këtij amendamenti, ata që më parë kishin mbajtur rolin e kryeministrit për të paktën tetë vjet “nuk mund të zgjidhen kryeministra”.
Kjo vlen për mandatet kryeministrore të mbajtura pas datës 2 maj 1990.
Amendamenti kushtetues gjithashtu hap rrugën për shpërbërjen e Zyrës së Mbrojtjes së Sovranitetit, të krijuar nga qeveria e Orban, e cila stigmatizoi figurat e opozitës dhe gazetarët duke i akuzuar se po u shërbenin “interesave të huaja”./mxh
