Last Updated on 16/09/2026 by Anisa
Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një reagimi të shkurtër, Majko e ka cilësuar vendimin si një “predhë” të gjuajtur nga e kaluara, duke theksuar se e vërteta nuk përcaktohet vetëm nga vendimet gjyqësore.
“E vërteta është bija e kohës! Jo, e gjykatës!”, shkruan Majko.
Ai i ka cilësuar luftëtarët e lirisë si “fëmijët e Prometeut”, duke shprehur nderimin e tij për sakrificën e tyre.
“Lavdi UÇK!”, përfundon reagimin Pandeli Majko.
Reagimi i plotë:
