Last Updated on 05/12/2024 by adminfjala
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar me tone të ashpra ndaj opozitës e cila ka krijuar debate në lidhje me ligjin për faljen e gjobave.
Manja është shprehur i vendosur duke thënë se edhe nëse pranon apo jo opozita gjobat e paekzekutuara do të anulohen.
“E kam kërkuar fjalën për procedurë dhe për çfarë të doni ju. Kam nga ora 10:00 që ju dëgjoj me qetësi dhe vëmendje.
Ka procedurë dhe përmbajtje. Procedura është shumë e qartë. Ky parlament a e ka të drejtën me ligj të anulojë gjobat e ka. A e ka të drejtën të anulojë gjobat e paekzekutuara ndër vite, po patjetër. Ne do t’i anulojmë se kemi votat, kemi numrat për ta bërë këtë.
Me ligj do anulojë gjobat e paekzekutuara deri tani. Jeni kundra masave sociale që ndërmerr ky parlament.
Ka një orë që mbani parlamentin, jo procedurë, jo krimi, jo bandat, bashkohuni me ne të anulojmë gjobat. Doni apo s’doni do miratojmë ligjin për gjobat e paekzekutuara, respekte”, tha Manja./ S,M