Legjenda e Real Madridit, Marcelo, ka përzgjedhur Pedrin si lojtarin që ai do të transferonte te ‘Los Blancos’ nga Barcelona.
“Për momentin do të merrja Pedrin për Real Madridin. Ai ka disa nga cilësitë e një lojtari të Real Madridit. Të gjithë do të thoshin Lamine Yamal, por mendoj se Pedri do të ishte një transferim më i mirë”, ka deklaruar Marcelo.
Marcelo gjithashtu ka folur edhe për Kupën e Botës, duke favorizuar kombëtaren e tij Brazilin, të cilët i ka quajtur si “Real Madridi i ekipeve kombëtare”.
“Është Kupa e Botës e parë ku të gjitha ekipet do të jenë në formën më të mirë. Franca, Brazili, Spanja. Janë rreth pesë që mund të fitojnë. Kini kujdes nga Brazili dhe Ancelotti. Ne jemi gjithmonë favoritë. Brazili është Real Madridi i ekipeve kombëtare”. m.p.
