Procesi i numërimit të votave, i cili u përmbyll në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ka përcaktuar 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.
Mes prurjeve të reja në këtë forum të lartë drejtues spikat emri i mjekut Ilir Alimehmeti, i cili ulet për herë të parë në bankat e Kryesisë.
Nga ana tjetër, një zhvillim i rëndësishëm në kampin demokrat është mospërfshirja e Edi Palokës në asnjë post të lartë drejtues.
Përmes një reagimi zyrtar në Facebook, Paloka sqaroi se ky vendim ishte personal dhe i paralajmëruar prej kohësh.
“Kisha vendosur prej kohësh — duke njoftuar edhe kryetarin e PD-së, z. Berisha, rreth një muaj më parë — se nuk do të rikandidoja as për postin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar e as për ndonjë post tjetër të lartë drejtues, për të lënë hapësirë dhe për t’u dhënë mundësi personaliteteve të tjera,” u shpreh Paloka.
Postimi i Edi Palokës:
Sot dua te falenderoj gjithe antaret e Keshillit Kombetar per bashkepunimin gjate gjithe kohes qe une pata nderin te drejtoje kete forum.
Gjithashtu uroj gjithe ata antare te nderuar qe u rizgjodhen apo u zgjodhen per here te pare ne Keshillin Kombetar te Partise Demokratike dhe ju uroj suksese!
Sic jam shprehur dhe publikisht , kisha vendosur prej kohesh (kam njoftuar dhe kryetarin e PD z.Berisha rreth nje muaj me pare )se nuk do te rikandidoja as per postin e Kryetarit te Keshillit Kombetar e as per ndonje post tjeter te larte drejtues ne PD duke lene hapsire e duke ju dhene mundesi dhe personaliteteve te tjera qe nuk mungojne ne PD!
Kjo nuk do te thote qe angazhimi im do te jete me i paket, perkundrazi.
Sigurisht qe nje post i larte ne PD eshte vleresim dhe une i falenderoj te gjithe ata qe me kane mbeshtetur duke me propozuar dhe votuar! Thene kjo, une gjithnje kam patur mendimin dhe bindjen se nuk eshte posti qe percakton vlerat e njeriut, qofte ai personazh politik apo qytetar i thjeshte. Ne kete kontekst edhe per vete mendoj qe me apo pa post, vlerat dhe kontributet jane po ato. Me te mirat apo te keqijat e mia une mbetem Edi Paloka dhe sic permenda me larte do te vazhdoj angazhimin tim bashke me gjithe demokratet e qendrestaret e tjere deri sa edhe ky regjim ta thyej qafen!/ad
