Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur në GJKKO për të dëshmuar në procesin për pronat e të birit dhe personave të lidhur me të.
Seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së dy prokurorëve.
I pyetur në lidhje me atë se çfarë mund të ketë ndodhur me djalin e tij të zhdukur prej vitesh, Mustafa Martinaj u shpreh se të gjithë e dinë fatin e tij përveç medias dhe prokurorisë .
“Djali im është ekzekutuar në Durrës, si nga e di?! Jam babai pra! Dhe për këtë çështje kam dhënë shpjegime para shpjegimeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ku jam paraqitur me iniciativën time, kam ardhur vetë 2 muaj pas ngjarjes. Këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë lënë Kurbinit”.
Ndërsa s ai përket pyetjes se çfarë po ndodh me hetimet për zhdukjen e të birit, Mustafa Martinaj është përgjigjur:
“Nuk kam për çfarë të interesohem. Nuk kam fuqi as për hakmarrje. Kam ardhur se më ka thirrur gjykata, jam invalid, kam bërë disa ndërhyrje shëndetësore. Këta merren me vogëlsira dhe nuk merren me gjëra madhore”./Kb
