Kryeministri Edi Rama: Cenimi i pronës, bëhet shumë më transparente ajo që ndodh me rrugët kombëtare. Policia Rrugore ka mbyllur sytë që të çahen rrugë, të bëhen gropa dhe lloj-lloj çudish në rrugët kombëtare. Kjo nuk do të lejohet më . Asnjë punonjës atje në sallë nuk do i mbyllë dot sytë më, sepse nuk ngelen vetëm në sytë e tij. Pastërtia është po ashtu një çështje. Sistemi sjell të gjithë shkelësit rresht në ekran, të sjell futura të identifikuara. I identifikon dhe i sjell vetë. Është një revolucion që vjen në tërësinë transformimeve që ne do të bëjmë në sajë të teknologjisë së lartë. Sot me firmosjen e marrëveshjes fillon zbatimi. Më herët se vonë, do të fillojmë që të shikojmë rezultatet. Është sigurt që në harkun e dy viteve Shqipëria do të jetë në rangun e vendeve më të sigurta të botës. Do të jetë shumë e vështirë në mos e pamundur që të lëvizës rrugëve të Shqipërisë për të bërë keq. Jam shumë i sigurtë që me këtë projekt do të përfitojnë shumë edhe bashkitë, por edhe qytetarët e ndershëm, e përsëris do përfitojnë edhe drejtuesit e punonjësit e ndershëm./kb
Artikulli i MëparshëmLaporta përpiqet të rregullojë marëdhënien me Messin: “Ai meriton një statujë këtu”
