Last Updated on 19/06/2026 by Anisa
Pavarësisht takimit dhe buzëqeshjeve, Donald Trump rikthehet në sulm ndaj kryeministres Giorgia Meloni. Në përfundim të G7 në Evian, dhe pas Këshillit Europian – i cili megjithatë nuk i përmbushi kërkesat e SHBA-ve, sidomos në lidhje me armatimet – ai deklaron: “Ajo ndoshta është e kënaqur që i fola”.
Trump shfaqet përçmues dhe i irrituar ndaj Melonit, duke shkuar deri aty sa thotë: “Më luti të bëja një foto me të, më erdhi keq për të”. Presidenti amerikan i ka bërë këto deklarata në një intervistë ekskluzive me “L’Aria che tira” në La7.
Nga ana tjetër, Meloni i cilëson deklaratat e presidentit amerikan si “të sajuara”: “Jam e habitur. Nuk e di pse presidenti i SHBA sillet kështu me aleatët e tij. Nuk është hera e parë që ndodh. Më vjen keq që ai nuk tregon të njëjtin vendosmëri ndaj armiqve të Perëndimit dhe ndaj liderëve me të cilët tregohet më i butë. Një gjë duhet ta mbajë mend: unë dhe Italia nuk lypim kurrë”./a.d
