Last Updated on 14/05/2026 by EL
Lionel Messi vazhdon të dominojë jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin financiar në Major League Soccer. Sipas të dhënave të publikuara për pagat e futbollistëve në MLS, ylli argjentinas i Inter Miami CF përfiton një pagë bazë prej 25 milionë dollarësh në sezon. Nëse llogariten bonuset, kjo shifër shkon në 28.33 milionë dollarë në vit.
Top-3 përmbyllet nga sulmuesi i Los Angeles FC, Heung-Min Son (10.37 milionë $), ndërsa në vend të tretë është Rodrigo de Paul (Inter Miami) me 7.57 milionë $.. Vlen të theksojmë se Messi luan te Inter Miami që në vitin 2023, periudhë që vinte nga PSG./et
