Me urdhër të SPAK, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, kanë zhvilluar një operacion të befasishëm rreth orës 05:00 të mëngjesit te Bajrat në Dobraç të Shkodrës dhe Fushë Kuqe.
Paraprakisht bëhet me dije se gjatë aksionit në Fushë Kuqe janë arrestuar dy persona. Gjatë kontrolleve, forcat e rendit kanë sekuestruar gjithashtu armë zjarri./K.M
