Last Updated on 28/01/2026 by EL
Një fotografi e presidentit amerikan, Donald Trump krah presidentit rus, Vladimir Putin, e realizuar gjatë takimit të tyre në Alaska, është vendosur së fundmi në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, duke ngjallur reagime dhe interpretime të ndryshme në opinionin publik.
Fotoja, e vendosur në mënyrë të dukshme, pasqyron një moment nga takimi dypalësh që u zhvillua në Alaska, një takim i konsideruar me rëndësi simbolike dhe politike, në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, veçanërisht për shkak të luftës në Ukrainë dhe marrëdhënieve të ftohta diplomatike./et
