Mediat spanjolle kanë raportuar për një lidhje mes mafies shqiptare dhe kartelit Brazilian PC, pas sekuestrimeve të rreth 12 000 (12 mijë) kilogramëve kokainë, zbuluar në 2 magazina të mëdha industriale në qytetin Aguila në Spanjë.
Sasia e sekuestruar bëhet fjalë se është një nga më historiket të kapura në shtetin iberik. Sekuestrimi e ka vendosur rajonin e Murcia-s në qendër të vëmendjes së luftës ndaj lëndëve narkotike.
Kapja e 12 tonëve (t) lëndë narkotike mund të shërbejë për të hapur një pistë re, për të zbardhur nëse organizata kriminale shqiptare ka hallka të tjera lidhëse në Amerikën e Jugut, përveçse Brazilit./k.m
