Qyteti më i madh në Amerikën e Veriut, Mexico City , po fundoset me një ritëm të shpejtë, i dukshëm nga hapësira.
Imazhet satelitore të NASA-s kanë treguar se metropoli meksikan po fundoset me një shpejtësi prej gati 30 centimetrash në vit, duke e bërë atë një nga qytetet që fundoset më shpejt në botë, diçka që mund të kërcënojë themelet e tij, raporton CNN.
Për shkak të efekteve të kombinuara të pompimit të ujërave nëntokësore dhe zhvillimit të gjerë urban, akuiferi një shtresë nëntokësore e materialit që përmban ujë është tharë deri në pikën e shterimit pothuajse të plotë, duke e lënë qytetin duke u fundosur për më shumë se një shekull.
Në përgjithësi, disa zona janë fundosur me qindra metra, ndërsa është vërejtur një pjerrësi e konsiderueshme në ndërtesat historike siç është Katedralja Metropolitane, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 1573.
Studiuesit matën shkallën e fundosjes së saj, duke përdorur të dhëna nga sateliti i NASA-s, i njohur si NISAR, midis tetorit 2025 dhe janarit 2026.
Ulja e sipërfaqes nuk është problemi i vetëm. Ekspertët kanë frikë se tkurrja e akuiferit mund të çojë gjithashtu në mungesa serioze të ujit.
Në të ardhmen, ekipi shpreson të krijojë një pamje të shkallës së fundosjes për secilën ndërtesë individualisht, gjë që do të ofrojë informacion të rëndësishëm se si mund ta zbusin dëmin./mxh
