Last Updated on 06/12/2024 by adminfjala
Nga qelia, Ilir Meta ka mobilizuar partinë në një protestë kundër SPAK teksa forcat e policisë janë në gatishmëri pranë Prokurorisë së Posaçme.
Protesta pritet të nisë rreth orës 12:00, ku do të lexohet edhe një mesazh nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ndaj Metës është caktuar masa arrest me burg, në kuadër të hetimit të SPAK për lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
Avokati Genc Gjokutaj pritet që të depozitojë kallëzim ndaj policëve që prangosën kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Kjo është protesta e parë që Partia e Lirisë organizuan pas arrestimit të liderit të saj më 21 tetor.
Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) më 21 tetor, nën dyshimet për “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.
Policia e Shtetit ka thënë se e ka zbatuar rregulloren kur e ka arrestuar ish-presidentin Meta.
Sipas këtij institucioni, kërkesa për arrestim është bërë nga SPAK-u./ S,M