Last Updated on 16/06/2026 by Anisa
Poetja dhe artistja e njohur Mimoza Ahmeti është shpallur fituesja e edicionit të tretë të spektaklit televiziv “Ferma VIP 3”, duke triumfuar pas muajsh sfidash dhe bashkëjetese në reality show.
Që prej ditës së parë të aventurës së saj në fermë, Ahmeti arriti të fitojë simpatinë dhe mbështetjen e publikut, i cili e votoi si fituesen e këtij edicioni.
Në finalen e madhe, Mimoza u përball me Ilirin, ndërsa rezultati i votimit e shpalli atë fituese të çmimit të madh prej 129 mijë eurosh.
Pas shpalljes së fitueses, Ahmeti falënderoi publikun dhe produksionin për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit të saj.
“Falënderoj produksionin, por pa publikun nuk do të isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithësecilit nuk do t’i kisha bërë ato zbulime që bëra”, u shpreh ajo.
Në renditjen finale, vendin e dytë e zuri Iliri, ndërsa Visi u rendit i treti. Soni përfundoi në vendin e katërt, ndërsa Bujaka mbylli garën në vendin e pestë./ad
