Last Updated on 15/04/2026 by EL
Poetja dhe shkrimtarja e njohur, Mimoza Ahmeti si rrallë herë ka folur për jetën e saj private duke ndarë detaje nga romanca e saj me shtetasin polak.
Në një bisedë të zhvilluar me fermerët, Mimoza zbuloi se ajo ka sakrifikuar goxha për dashurinë e tyre, duke shtuar se është kujdesur dhe financiarisht për partnerin e saj i cili është i prekur nga një sëmundje.
“Kam marrë një shtëpi me qira në Sauk. Shtëpinë time e kam dhënë me qira që të fitoj ndonjë lek më shumë për atë, të sëmurin. Është një sakrificë që e kam bërë për dashurinë. Ai s’ma ka shpërblyer fare, është shumë i egër” tha poetja gjatë bisedës të zhvilluar me fermerët.
Ndërsa më tej shkrimtarja zbuloi fillimet e njohjes së tyre, e cila ka rrjedhur nga shkrimet e Mimozës me të cilat polaku “ishte dashuruar”. Duke mos zbuluar më shumë detaje rreth lidhjes së saj, Mimoza tha se dyshja së bashku kanë kaluar goxha kohë.
“Po kishte nja dy-tre vjet që më shkruante në Facebook. I thashë, ‘ç’ne ke unë ti?’ Ai nuk dinte asnjë fjalë shqip, fliste anglisht. I përktheja ato shkrimet e tua automatikisht tha dhe mendova ‘tek kjo grua mund të gjej diçka’. Kur erdhi i thashë unë ‘po çfarë të bëj unë me ty, ti je shumë i ri’, ‘më vonë’-tha, ‘do e marrësh vesh që jam më plak se ty’. Kam shumë momente me të, ndaj nuk ndahem dot” shtoi më tej Moza.
Kujtojmë se prej 27 marsit, Mimoza Ahmeti është bërë pjesë e “Ferma Vip 3” e përgjatë këtyre ditëve që ajo ka kaluar brenda këtij formati televiziv, me sinqeritetin dhe sensin e saj të humorit ka arritur të fitojë zemrat e shumë njerëzve.
Javën e shkuar ajo arriti të grumbullonte më shumë pikë nga konkurrentët e tjerë, duke u bërë kështu e preferuar e publikut dhe kryefermere.
Ndërsa postimet në rrjet në mbështetje të saj për pjesëmarrjen në “Ferma Vip 3, ku konkurrentët “luajnë” për të fituar çmimin e majmë prej 200.000 eurosh, nuk kanë fund./et
