Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, e ftuara në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama tregoi kualifikimet e saj profesionale në fushën e mjekësisë dhe kthimin në Shqipëri.
Ajo tregoi “emocionet” e para të detyrës së re, të cilat vetë ministrja i cilësoi si sfida të bukura.
“Këto tre javë e kam provuar që është bukur, sepse mëson, përballesh me sfida, me të cilat nuk e ke menduar dhe imagjinuar, por kërkojnë zgjidhje të shpejtë në planin individual dhe një zgjidhje në sistem dhe zgjidhje më afatgjata”, tha ajo./kb
