Meryl Streep ribashkohet me ish-asistentët e saj në trailerin e parë të plotë të vazhdimit të shumëpritur të filmit.
Fansat patën të hënën, më 2 shkurt, një paraqitje të parë të vazhdimit, i cili pritet të dalë në kinema më 1 maj. Xhirimet e filmit janë realizuar në disa lokacione, përfshirë Nju Jorkun dhe Milanon.
Traileri i filmit, nën regjinë e David Frankel, tregon Miranda Priestly-n dhe bashkëpunëtorin e saj të ngushtë Nigel, i interpretuar nga Stanley Tucci, teksa takohen sërish me ish-asistentët Andy Sachs, luajtur nga Anne Hathaway, dhe Emily, e interpretuar nga Emily Blunt. Megjithëse kanë punuar drejtpërdrejt për të, Miranda e bën të qartë se nuk i mban mend.
Filmi origjinal “The Devil Wears Prada”, gjithashtu i drejtuar nga David Frankel, u publikua në vitin 2006 dhe u shndërrua në një nga komeditë më ikonike të botës së modës./mxh
