Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, do të luajë sot ndeshjen e tij të katërt radhazi si titullar për skuadrën e Burnley-t.
Ky aktivizim konfirmon besimin e trajnerit te lojtari, i cili po synon arritjen e formës optimale fizike përmes minutazhit të rregullt. Përballja e sotme është e vlefshme për javën e 21-të të Premier League-s, ku Burnley do të ndeshet me Manchester United.
Skuadra kundërshtare vjen në këtë takim pas shkarkimit të fundit të trajnerit të saj, Ruben Amorim. Broja është përzgjedhur sërish si pika kryesore e sulmit në formacionin zyrtar të ekipit të tij.
Kjo vijueshmëri në lojë shënon një periudhë pozitive për futbollistin pas sfidave të mëparshme me dëmtimet./mxh
