Është vënë në pranga shoferi i autobusit që u aksidentua në Tiranë. Mësohet se shoferi i urbanit është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa vajza ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur edhe 3 persona të cilët ndodheshin në autobus.
Autobusi i linjës së Astirit u përfshi në aksident në zonën e ”Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të dielës. Autobusi mori përpara një vajzë e cila udhëtonte me biçikletë, e cila kaloi semaforin me të kuqe./ K.M
