Nga ARTUR AJAZI
Lajmet e përhapura në disa media (nuk po diskutojvërtetësinë e tyre) se “Ervin Salianji dhe ndonjë tjetërna paskëshin “ngritur krye ndaj Berishës”, më duken se janë tymnaja si ngahera. Më duket krejt e pabesueshme, që Salianji apo edhe ndonjë siAlimehmeti, të mblidhen në kafene dhe të diskutojnë“si ta hedhim nga froni Saliun”. Duket si ato mbledhjete debatikasve në 1942, që mblidheshin disa ngakalamajtë e lagjes dhe thonin “si ta rrëzojmëfashizmin”. Nejse, edhe po ta marrim të mirëqenëfaktin se ata, vërtetë “duan ta rrëzojnë Berishën”, apo dhe të ngrenë “fraksion brënda asaj partie” (gjë e cilanuk pi ujë në PD) dua të them se, gjërat nuk bëhen nëkafene dhe larg syrit të selisë dhe mediave. Ata qëvendosin të ngrenë fraksionin, dhe të ngrihen hapurndaj diktatit të kryetarit, apo të kenë ndonjë mospajtueshmëri me drejtimin e partisë, nuk presindhe nuk fjalosen kafeneve. Në rast se takimi i tyre, ka patur tjetër qëllim, pra për tu takuar me bazën thjesht sitakim rutinë, dhe është trumbetuar si “nisje e kryengritjes brënda partisë”, këtu ndryshon puna. NëPD, ka kohë që përflitet , madje qysh nga koha e LulBashës se “brënda partisë ka njerëz që po ngrihenkundër frymës dhe drejtimit të PD”. Kundërshti tëllojeve të tjera ka patur vazhdimisht, por në PD, mëtepër ato janë nga qejfmbetjet “pse më hoqe nga lista e kandidatëve për deputet, pse më hoqe nga lista e kryesisë apo këshillit kombetar”. Në PD, kurrë nuk ka patur dhe nuk do të ketë “KPD Socialiste” si në kohëne Fatos Nanos, apo si diskutime të asaj KPD-je nga“stekat” e vjetra të PS-së, aq më tepër kur socialistëtkishin pushtetin, dhe fjalimet kundershtuese ndajNanos jepeshin live në televizione. Pra, në PD, as mosprisni të ketë lëvizje të tilla, aq më tepër nga salianjër, alimehmetër, apo dhe nga çdo tjetër. Saliu ata i shtypme “rrul”. Kjo për faktin sepse Berisha, si dje dhe sot, e ka manipuluar mrekullisht një pjesë të mirë të bazëssë PD. Në atë parti, çdo qejfmbetje ka qenë dhe mbetetpër listat. Kurrë nuk ka patur (edhe në kohën e Imamitdhe Cekës kur u larguan) emra dhe grupime të cilat do ti bënin ballë “rrulit” shtypës të Saliut. Ata thjesht janëparë si aventurierë të përkohshëm, dhe pas 2-3 viteshjanë rikthyer tek Saliu me kokën ulur. Kanë marrëndonjë post ministri apo drejtori të madh, dhe pas asaje kanë mohuar “kategorikisht” se kanë qenë kundërBerishës. Ndaj dhe nuk e besoj Salianjin apo Alimehmetin bashkë me ata që kanë patur ata nëkafene. Këto janë thjesht “grimca humoristike përfundivit”. Pra, hajde të themi se “edhe në PD ka nisurtë ndjehet lëvizja çartiste”, por që as sot dhe as nesër, ata nuk kanë arritur, dhe nuk do të arrijnë gjë”. Hamendësitë mund të bien poshtë, vetëm në rast se Salianji, Alimehmeti dhe ndonjë tjetër, ikin dhe nisinformimin e ndonjë partiçke të re. Natyrisht kjo do tëishte “vetëvrasje politike” prej tyre. Ndaj them, se nuke besoj aspak “shashkën tymuese” e cila ka gjasa të jetëkurdisur më shumë nga Sali Berisha, për të zhvendosurvëmëndjen, se ata që po përgojohen prej ditësh./kb
