Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit.
Lokalisht dhe në periudha tepër afatshkurtra në pjesën e parë të ditës reshjet parashikohen me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor por me intensitet mesatar mbesin hera-herës në qendër. /K.M
