Last Updated on 22/11/2025 by EL
I gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu intensive të cilat kanë shkaktuar dhe përmbytje në disa qarqe.
“Në zonat e juglindjes situata do të jetë alarmante. Gjatë natës pritet të ketë reshje 30-40 ml, sasi mjaft e madhe, duke çuar nivelin e ujit të lumenjve në pikën kritike. Reshjet e shiut do të ndalojnë të hënnë për të rifilluar në mesin e javës së ardhshme”, u shpreh sinoptikania Porja.
Sipas Pores, muaji nëntori ishte parashikuar të ishte i ngrohtë dhe të kishim temperatura 4-5 gradë mbi normë./E.T
