Last Updated on 23/12/2024 by adminfjala
Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike.
Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar fidrat në nënstacionin Rexhepaj.
Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe ne furnizimin me energji elektrike në zonën e Gramshit. Pa energji rreth 200 abonentë në fshatrat Kukur, Rovje dhe Vreshtaz.
Ndërkohë në fshatrat malore të Librazhdit trashësia e dëborë ka arritur në 20 cm. Policia këshillon drejtuesit e mjeteve për kujdes në zonat me dëborë dhe ngrica./ S,M