Autoriteri Portual i Vlorës ka njoftuar se për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë vendin tonë, nga dita e sotme datë 2 janar, ora 06:00 do të ndalohet lundrimi i anijeve të vogla të peshkimit.
Ky kufizim për anijet e peshkimit do të vijojë deri në orën 06:00 të datës 7 janar. Sipas njoftimit lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar do të vijojë normalisht./K.M
