Këtë të mërkurë, 13 maj, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas metereologëve, reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit, në veri dhe në qendër të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.
