Donald Trump iu rikthye çështjes së Venezuelës dhe mundësisë që vendi i Amerikës Latine të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.
Presidenti amerikan, në një postim në Truth Social, publikoi një hartë në të cilën Venezuela është e mbuluar me flamurin amerikan, ndërsa sipër fotos shkruan: “Shteti i 51-të i SHBA-së”.
Kjo u pasua nga një postim i dytë në të cilin ai shkroi me shkronja kapitale “TË DUA”. Komenti u shoqërua nga një karikaturë e Donald Trump./kb

