Last Updated on 04/07/2026 by Anisa
Kjo e shtunë pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, pa reshje shiu dhe me temperatura të larta, tipike për stinën e verës.
Në zonat bregdetare, temperaturat do të luhaten nga 24 deri në 32 gradë Celsius, ndërsa në zonat e ulëta termometri pritet të ngjitet deri në 35°C, me vlera minimale rreth 21°C.
Në zonat malore, temperaturat do të variojnë nga 16 deri në 28 gradë Celsius, duke ofruar kushte më të freskëta krahasuar me pjesën tjetër të vendit.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në momente të caktuara, veçanërisht në zonat malore dhe përgjatë bregdetit, pritet të ketë forcim të saj./ad
