Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije këtë të enjte hapjen e Qendrës së re të Vizitorëve në Parkun Drilon-Tushemisht.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se projekti i parkut është përzgjedhur ndër 8 finalistët e Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit të Barcelonës, mes qindra projekteve nga e gjithë bota.
“Mirëmëngjes dhe me Parkun Drilon–Tushemisht, ku tashmë është gati Qendra e re e Vizitorëve duke plotësuar më së miri mozaikun e atraksioneve të ofruara, ndërsa i gjithë projekti i parkut është përzgjedhur ndër 8 finalistët në Bienalen Ndërkombëtare të Peizazhit të Barcelonës, mes 230 projekteve nga 20 vende të botës, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama./K.M
