Është dita e rrokadës brenda laburistëve në Britani. Andy Burnham do të bëhet sot kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, duke zëvendësuar Keir Starmer. Lideri në largim do të mbajë fjalimin e tij të fundit si kryeministër, përpara se ai dhe Burnham të vizitojnë Mbretin Charles në Pallatin Buckingham.
Shefi i ri i qeverisë do të mbajë më pas fjalimin e tij në Downing Street. Ai do të premtojë “më shumë hapësirë për frymëmarrje” për Britaninë, ndërsa do të zotohet për një politikë më “të qëndrueshme dhe të përgjegjshme”. Analistët në Londër theksojnë se Burnham do të përpiqet të bëjë një revolucion, njësoj si Tony Blair, nga reforma e kujdesit shëndetësor deri te shtetëzimi i ujit.
