Njerëzit fals shpesh drejtohen nga pasiguria dhe ndjenja e pamjaftueshmërisë, dhe nuk janë të sigurt se kush janë në të vërtetë.
Ata nuk ndiejnë domosdoshmërisht turp për këtë, prandaj krijojnë një imazh të vetes për t’u pëlqyer dhe për t’u admiruar. Jeta e tyre shpesh ndërtohet mbi shtirje, gjë që e bën të vështirë t’i dallosh menjëherë. Megjithatë, zakonisht mund ta kuptosh sa fals është dikush nga disa gjëra për të cilat ai ose ajo fiksohet tepër.
Ata i japin gjithmonë shumë rëndësi këtyre temave, i përmendin shpesh ose i fusin në çdo bisedë. Edhe kur pjesa tjetër e sjelljes duket e padëmshme, këto tema bëhen të dukshme, sepse janë sipërfaqësore dhe lidhen me mënyrën si duan të duken në sytë e të tjerëve.
Zakonisht mund ta kuptosh sa fals është dikush nga këto 5 gjëra:
Thashethemet për të tjerët
Shpesh njerëzit që flasin vazhdimisht për jetën e të tjerëve nuk kanë shumë për të thënë për veten e tyre. Bisedat e tyre mbushen me thashetheme, sepse aty gjejnë mënyrën më të lehtë për të tërhequr vëmendje.
Edhe pse në moment mund të duket argëtuese, në thelb këto biseda tregojnë pasiguri dhe nevojë për t’u ndier më të fortë duke ulur të tjerët.
Simbolet e statusit
Njerëzit fals janë shpesh të fiksuar pas asaj që tregon pozitë në sytë e të tjerëve. Në vend që të përqendrohen te vetja, ata merren me dukjen dhe me imazhin që japin.
Shpesh përmendin emra të njohur, mburren ose përpiqen të lidhen me njerëz më të rëndësishëm, edhe kur kjo nuk i sjell asnjë vlerë reale jetës së tyre.
Të dukurit mirë
Qoftë në pamjen fizike apo në mënyrën si paraqiten, këta njerëz janë të fiksuar pas imazhit. Ata përpiqen të duken gjithmonë perfektë, edhe kur realiteti është ndryshe.
Shpesh ndryshojnë sjellje në varësi të kujt kanë përballë dhe përpiqen të lënë përshtypje të mirë, edhe kur kjo nuk përputhet me atë që janë në të vërtetë.
Të pëlqehen nga të gjithë
Një nga nevojat më të forta të tyre është miratimi i të tjerëve. Ata duan që të gjithë t’i pëlqejnë, edhe kur kjo i detyron të lënë pas veten ose marrëdhëniet e sinqerta.
Shpesh sillen në mënyrë që t’i kënaqin të tjerët vetëm për të shmangur konfliktin ose për të ruajtur një imazh të mirë.
Çfarë mund të përfitojnë nga të tjerët
Marrëdhëniet e tyre shpesh janë më shumë të bazuara në përfitim. Ata mendojnë më shumë për atë që marrin nga të tjerët sesa për lidhje të sinqerta.
Shpesh mbajnë mend shërbimet që u bëhen dhe i përdorin më vonë, duke e kthyer mirësinë në diçka me interes./mxh
