Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka komentuar ftesën e Partisë Demokratike dhe të kreut të saj, Sali Berisha, drejtuar partive politike për t’u ulur në një tryezë bashkëpunimi kundër qeverisë së Partisë Socialiste.
Kapri u shpreh se Partia Mundësia nuk mund të jetë pjesë e një tryeze ku, sipas tij, drejtuesit kryesorë janë figura të akuzuara për korrupsion. Ai përmendi konkretisht emra si Sali Berisha, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu, duke theksuar se mungesa e besueshmërisë në luftën kundër korrupsionit e bën të pamundur një bashkëpunim të tillë.
“Nuk mund të ulemi në një tryezë ku krerët e saj janë të akuzuar për korrupsion. Ne e shohim korrupsionin si problemin kryesor në Shqipëri sot dhe pa besueshmëri në këtë aspekt, nuk mund të na kenë nga pas qytetarët,” u shpreh Kapri.
“Ne kemi bërë tryeza me intelektualë të vendit, me gazetarë. Në tryezën që ne bëmë i çuam një ftesë Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit që nuk e vlerësuan, ndoshta në një moment tjetër”, tha ai./e.t
