Last Updated on 03/07/2026 by Kesjana
Vendet evropiane të aleancës së NATO, kanë mbuluar pothuajse të gjitha boshllëqet e krijuara nga reduktimi i angazhimeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara në planet e mbrojtjes. Ky është mesazhi qe do te përcjellë aleanca ushtarake gjatë samitit që pritet të mbahet javën e ardhshme në Ankara. Sipas një burimi të cituar Reuters, sfida kryesore që mbetet është mungesa e bombarduesve strategjikë, pasi SHBA ka vendosur të vërë në dispozicion vetëm një avion të këtij lloji, në vend të dy të tillëve. Në muajin maj, Uashingtoni informoi aleatët se do të zvogëlonte disa nga kapacitetet ushtarake të dedikuara për NATO në rast krize.
Mes tyre përfshihen avionët luftarakë, dronët, avionët për furnizim me karburant në ajër, anijet dhe mjetet e patrullimit detar. Ndërkohë, aleatët evropianë kanë rritur kontributet e tyre dhe, sipas zyrtarëve të NATO-s brenda pak javësh kanë arritur të plotësojnë pjesën më të madhe të kapaciteteve të munguara. Megjithatë, aleanca vazhdon të përballet me presion, ndërsa disa vende evropiane shprehin shqetësime se administrata e Trump mund të reduktojë më tej angazhimin brenda NATO-s.
Të martën, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se ai I Ankarasw mund të jetë samiti i fundit nën udhëheqjen e Trump. Sipas një diplomati të NATO, samiti që është planifikuar të mbahet në Shqipwri vitin e ardhshwm, është në pikëpyetje, për shkak të rezistencës së administratës Trump, dhe pakënaqësisë së vendeve anëtare me nivelin e ulët të shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen.
Euroactive, shkruan administrata Trump, po shqyrton masa për të rritur presionin ndaj vendeve të NATO-s që nuk përmbushin objektivat e shpenzimeve për mbrojtjen./kb
