Pete Davidson dhe modelja Elsie Hewitt nuk janë më bashkë. Sipas mediave të huaja, çifti i ka dhënë fund marrëdhënies vetëm pak muaj pasi u bënë prindër për herë të parë.
Burime pranë tyre kanë treguar për “The Sun” se angazhimet profesionale të aktorit dhe komedianit kanë ndikuar në krisjen e raportit. Pete ka qenë vazhdimisht në udhëtime për shkak të projekteve të tij, ndërsa Elsie ka pasur nevojë për më shumë mbështetje pas lindjes së vajzës së tyre.
Pavarësisht ndarjes, dyshja raportohet se po përpiqet të ruajë një marrëdhënie të mirë për hir të vogëlushes Scottie. Sipas burimeve, fokusi i tyre kryesor tani është bashkëprindërimi dhe mirëqenia e vajzës.
Romanca mes Davidson dhe Hewitt u bë publike në fillim të vitit 2025, kur ata u fotografuan së bashku gjatë një arratisjeje romantike në Palm Beach. Më vonë, modelja konfirmoi shtatzëninë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë lajmin me ndjekësit e saj.
Në dhjetor 2025, çifti mirëpriti vajzën e tyre, Scottie Rose Hewitt Davidson, por duket se pas ardhjes së saj në jetë, marrëdhënia nisi të përballej me vështirësi të shumta.
Raportimet e fundit tregojnë se problemet mes tyre kishin nisur prej kohësh, ndërsa ndarja është finalizuar vetëm së fundmi./mxh
