Ish-drejtori i FBI-së, Robert Mueller, i cili udhëhoqi hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Lajmin për vdekjen e Mueller e dha familja e tij përmes një deklarate.
“Me trishtim të thellë njoftojmë se Bob ndërroi jetë mbrëmë. Familja kërkon që privatësia e tyre të respektohet”, thuhej në deklaratë.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi në platformën “Truth Social”
“Robert Mueller sapo vdiq. Jam i lumtur që vdiq. Ai nuk mund të lëndojë më njerëz të pafajshëm”, thuhet në reagimin e Trump./mxh
