Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë të qarqeve të vendit. Takimi me drejtuesit politikë pritet të nisë në orën 10:00.
Sipas raportimeve në mbledhjen e nesërme pritet të diskutohet mbi procesin zgjedhor në strukturat socialiste. Ndërkohë ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, ndryshoi disa nga këta drejtues.
Drejtuesit e qarqeve pas ndryshimeve në Asamble:
Ogerta Manastirliu dhe Taulant Balla – Tiranë
Blendi Klosi – Durrës
Ulsi Manja – Dibër
Ermal Nufi – Lezhë
Enea Karakaçi – Shkodër
Arbjan Maznik – Elbasan
Belinda Balluku – Fier
Niko Peleshi – Korçë
Erjon Malaj – Kukës
Mirela Kumbaro -Gjirokastër
Ervin Demo – Berat
Bledi Çuçi – Vlorë./mxh
