Last Updated on 10/08/2026 by EL
Bashkia e Vlorës, në bashkëpunim me IMT-në dhe Policinë Bashkiake, ka ndërmarrë këtë të hënë një aksion për prishjen e ndërtimeve dhe shtesave pa leje në zonën e ish-Gjykatës së Vjetër, ku pritet të zbatohet projekti për restaurimin e zonës dhe ndërtimin e tregut të ri.
Gjatë ndërhyrjes së sotme janë prishur dhjetëra ndërtime pa leje, shtesa dhe kioska që përdoreshin si objekte shërbimi dhe dyqane. Sipas projektit, këto ndërtime kishin zënë hapësirat publike dhe kishin mbuluar pamjen e ndërtesave historike të zonës, duke penguar vlerësimin dhe restaurimin e tyre.
Aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, deri në lirimin e plotë të hapësirës, për t’i hapur rrugë zbatimit të projektit të restaurimit dhe ndërtimit të tregut të ri.
