Last Updated on 10/08/2026 by EL
Të paktën 20 ndërtesa janë shembur në Cali në Kolumbi pas një tërmeti të ri të fortë të regjistruar. Mësohet se në këto ndërtesa ka me njerëz të bllokuar brenda.
Kryetari i bashkisë së Cali, Alejandro Eder thotë se ka kërkuar mbështetje me punëtorë shpëtimi nga kryetari i bashkisë së Bogotës dhe kryetari i bashkisë së Medellinit.
Eder u kërkon qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të kontrollojnë për çdo dëmtim të dukshëm strukturor në shtëpitë e tyre.
“Nëse nuk ndiheni të sigurt, nëse shihni çarje shumë të mëdha, ju lutemi dilni nga ndërtesa”, shton ai.
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet i fuqishëm goditi Kolumbinë perëndimore, sipas kryebashkiakut të qytetit të Pereira-s, Mauricio Salazar. Salazar se të tjerë mbetën të bllokuar në ndërtesat e shembura./et
