Policia e Kosovës ka gjobitur tri kompani ndërtimore me nga 1 mijë euro për ndotje të ambientit dhe rrugëve publike në rajonin e Ferizajt.
Pas ankesave të qytetarëve, policia e trafikut ka ndaluar kamionë transportues që nuk kishin pastruar gomat para daljes në rrugë të asfaltuara, duke ndotur në tri lokacione rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në segmentin afër fshatit Komogllavë.
Në bazë të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj kompanive përgjegjëse janë shqiptuar gjoba administrative për ndotje të ambientit. Policia e Kosovës ka bërë thirrje që kompanitë ndërtimore dhe shoferët të respektojnë rregullat, duke paralajmëruar kontrolle të vazhdueshme dhe masa më të ashpra ndaj shkelësve. m,.p.
