Last Updated on 19/12/2025 by Monika
Këtë të premte, me Vendim të Këshillit të Ministrave, është emëruar zëvendësministri i ri i Mbrojtjes.
Këtë detyrë do ta mbajë Andrea Shllaku.
V E N D I M I:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Andrea Shllaku emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./mxh
