Në një debat të zhvilluar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, diskutimi u përqendrua te zhvillimet politike në Hungari dhe mungesa e një ndryshimi të ngjashëm në Shqipëri. Analisti Baton Haxhiu dhe kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, u përplasën për mënyrën se si mund të sfidohet pushteti aktual dhe pse opozita shqiptare nuk po arrin të prodhojë alternativë të besueshme. Në qendër të debatit ishte pyetja nëse modeli hungarez mund të përsëritet në Shqipëri dhe kush mban përgjegjësi për mungesën e ndryshimit politik.
Debati:
Haxhiu: Opozita në Shqipëri ka qenë si ajo në Hungari në këto 6-7 vitet e fundit. Ajo që ka ndodhur në Hungari ka dalë grupi që ka shkërmoqur Orbanin, jo opozita. Me një projekt që Magyar e përmbysi nga brenda. Unë e kuptoj që ideologjikisht do ta fitosh betejën ndaj pushtetit, nuk do të bësh kurrë nëse e ke vetëm nga ana morale, nëse dikush nuk ka interes te ty. Unë mendoj se ju duhet ta gjeni rrugën. Kjo që keni bërë deri tani është PD dhe Sali Berisha dhe kjo e pengon opozitarizmin e vërtetë. PD luan të njëjtin rol si një model i politikanit të vjetër pa asnjë shans për ta zëvendësuar pushtetin. Si do ta bëni ndryshimin pa prekur PS brenda?
Qori: Ju bëni dallim mes qasjes morale dhe kontradiktës shoqërore. Ne përfaqësojmë të gjitha shtresat, jo sot për nesër por edhe më tej. Ka dallim mes Shqipërisë dhe Hungarisë, Magyar doli nga partia e Orbanit, por nuk mund të pritet kurrë se mund të dalë dikush nga PS, se ajo është shkretërirë. Ka patur modele edhe më parë në Evropë, modeli i Syriza, Kosova Albin Kurti nuk del nga brinjët e partive, por si lëvizje qytetare.
Rakipi: Arlind, ose është në rregull Rama, ose çalon te opozita.
