Kosova ka barazuar 1-1 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Pjesa e parë solli pak raste, me Rrahmanin që u ndëshkua herët me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj Embolos.
Hoxha regjistroi goditjen e parë në portë për Kosovën në minutën e 37-të, ndërsa një minutë më pas Muriqi tentoi me kokë, por pa sukses.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa vëmendje morën vërshëllimat e tifozëve ndaj Granit Xhakës, të lidhura me deklaratat e tij të fundit për disa lojtarë të Kosovës.
Helvetët kaluan në avantazh në fillim të pjesës së dytë me golin e Vargas, pas një aksioni të shpejtë të organizuar nga Sow. Muslija barazoi rezultatin në minutën e 74-të me një goditje nga distanca.
Në fund, Zvicra e mbylli grupin në vend të parë me 14 pikë, ndërsa Kosova renditet e dyta me 11 pikë dhe do të kërkojë kualifikimin në play-off në mars./K.M
