Liverpool thuhet se ka arritur një marrëveshje me trajnerin Xabi Alonso për të marrë drejtimin e skuadrës.
Sipas “Mundo Deportivo”, kontrata është trevjeçare dhe do të nisë nga vera e ardhshme.
Megjithatë, sipas të njëjtave raportime, ekziston edhe një kusht për realizimin e këtij skenari. Thuhet se ndryshimi në pankinë mund të ndodhë vetëm nëse Liverpool nuk arrin të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Sipas raportimeve, kontaktet e para mes drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të trajnerit kanë nisur në fund të muajit nëntor. Xabi Alonso është një emër i njohur për klubin anglez, pasi ka luajtur më parë si futbollist me Liverpool./mxh
