Last Updated on 29/06/2026 by David
E gjithë vëmendja është në Houston, aty ku Brazili përballet me Japoninë për një vend në 1/8-at e Botërorit.
Sfida nisi me ritëm të lartë nga të besuarit e Ancelottit, por në minutën e 29’, ata u shtangën nga një goditje nga jashtë zone e Sanos.
Në pjesën e dytë, “Seleçaot” u futën në fushë me një fytyrë tjetër. Ishte Casemiro në minutën e 56’ që barazoi takimin.
Atëherë kur u mendonte se çdo gjë do të shkonte në shtesë, ishte Martinelli që nuk gaboi përpara Suzukit, duke përmbysur shifrat.
🚨🌎 GABRIEL MARTINELLI HAS WON IT IN THE 95TH MINUTE FOR BRAZIL! 🤯🤯
Brazil 2-1 Japan.pic.twitter.com/JUQ8WZsa2v
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) June 29, 2026
Me këtë fitore, Brazili avancon në 1/8-at e Botërorit, aty ku do të presë fituesin e sfidës Bregu i Fildishtë-Norvegji.
Nga ana tjetër, Japonia largohet sërish nga ky Botëror pa fituar asnjë ndeshje në fazën me eliminim direkt./ D.C
