Last Updated on 27/04/2026 by Anisa
Nga Eduard Halimi
Gabimi që bëri Nicolas Sarkozy lidhur me ekipin ligjor: “Ditari i një të burgosuri”, një libër që tregon historinë e tij por na tregon dhe dy realitetet e drejtësisë!
Pushteti matet jo vetëm kur e ke, por sidomos kur e humbet.
Nga President i Francës në burgun e famshëm “La Santé” në Paris, pas një vendimi brutal dhe shumë të diskutueshëm ndërkombëtarisht. Një rrëfim 20 ditor që të tregon sa i fortë, por edhe sa i brishtë mund të ndihet një njeri me pushtet të madh politik.
Miqtë, armiqtë, hakmarrja, letrat, takimet.. dhe mbi të gjitha, rëndësia e zgjedhjes së duhur të ekipit ligjor në momentet më të vështira.
Si avokat, dhe pasi kam lexuar pothuajse të gjithë librat e tij (falë Marash Logu që m’i siguron menjëherë sapo dalin), nuk mund të them se ky është libri më i mirë i tij. Por ndoshta është më njerëzori.
Pas 20 faqeve të para ditën e parë, e lashë për shkak të një jave të ngarkuar dhe e përfundova këtë të diel.
Dy mesazhe (pohime të Sarkozy) që më mbetën në mëndje:
“Doja t’u dëshmoja miqve dhe armiqve të mi se mund të kesh qenë politikan në nivelet më të larta, por në një moment të caktuar ndjen se ke edhe më shumë vlera dhe mundësi dhe vendos të bëhesh aktiv në sektorin privat si avokat apo investitor. Politika më ka dhënë shumë dhe tani ishte rradha ime pas largimit nga ajo (fq. 99-100)
“Mbrojtja profesionale dhe e strukturuar është çelësi në çështje si kjo e imja. Kur duhet të zgjidhni një ekip ligjor, bëjeni sa më shpejt dhe me profesionistë të mirë. Vonesa për fajin tim një mësim që nuk do ta harroj kurrë.” (fq. 75)
Në fund, libri të lë me një ndjesi të çuditshme, sidomos kur e krahason me realitetin shqiptar dhe burgjet shqiptare, debatet mbi paraburgimin, drejtësinë, prokurorinë e posaçme atje dhe këtu apo e krahason me rastin e ish Presidentit Meta, mënyrën e arrestimit të tij me mënyrën e arrestimit të Sarkozy për të cilën kam shkruar dhe me parë!






